Përplasje e re në horizont mes SHBA-ve dhe BE-së, Trump kërcënon me tarifa 100%
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka rikthyer përplasjen me aleatët evropianë, këtë herë për shkak të taksave mbi shërbimet dixhitale që disa vende të Bashkimit Evropian po aplikojnë ndaj kompanive amerikane të teknologjisë. Trump ka kërcënuar me vendosjen e tarifave doganore deri në 100% ndaj të gjitha mallrave të importuara nga çdo vend evropian që vendos një taksë të tillë mbi kompanitë amerikane. Paralajmërimi u bë përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth, ku ai deklaroi se çdo shtet që aplikon një “Digital Services Tax” do të përballet menjëherë me tarifa të reja ndaj eksporteve drejt SHBA-së. “Ky është një paralajmërim për çdo vend që vendos një taksë të tillë. Mallrat e tyre të eksportuara drejt Shteteve të Bashkuara do të...
Burimi:
javanews.al