Helmimi i kadetëve, Krimi Ekonomik zbarkon në AKU, sekuestrohet dosja e “Sori-Al”

Helmimi i kadetëve, Krimi Ekonomik zbarkon në AKU, sekuestrohet dosja e “Sori-Al”

Krimi Ekonomik pranë Policisë së Tiranës ka zbarkuar pranë Autoritetit të Kontrollit Ushqimor, ku ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin që disponon ky institucion sa i takon kontrolleve që janë ushtruar për subjektin privat Sori-Al. Kompania e Alma Tafanit, bashkëshorte e Nikolin Jakës, dyshohet se përmes shërbimeve katering ka helmuar dy herë radhazi studentët e Akademisë së Sigurisë, rasti i parë në maj dhe ky i fundit para pak ditësh. Sektori kundër Krimit Ekonomik ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin e AKU-së që nga janari deri tani, për të parë nëse Sori-Al është kontrolluar brenda ligjeve sa i takon dy skandaleve brenda një muaji të ndodhura brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, ku përgatiten oficerët e ardhshëm të Policisë së Shtetit. Ndërkohë, burime bëjnë me dije se...