Ligji për financimin e partive, projektohen kufizime për afatet dhe masën e dhurimit
Komisioni i reformës zgjedhore ka premtuar deri në fund të korrikut draftin e pajtuar politikisht për ligjin e financimit të partive. Ekspertja zgjedhore Gerta Metaj ndan në diskutimet aktuale rëndësinë e disa faktorëve. “Jo vetëm në vitin kalendarik dhe në aktivitetin normal që bëjnë partitë politike në jetën e tyre të përditshme, por edhe në atë të periudhës zgjedhore ku ne të gjithë diskutojmë që sa para hidhen dhe sa nuk deklarohen dhe nuk gjendet burimi i këtyre të ardhurave”, tha ajo. Projekti aktual është diskutuar edhe me faktorë të tjerë të interesit. Opinioni i Komisionit të Venecias ndërkohë siguroi një shtyllë mbështesë për kufizimet e dhurimeve për partitë, nisur që nga afati. “Ligji i thotë që të gjitha transaksionet duhen bërë me llogari bankare...
Burimi:
javanews.al