Tregimet e Biblës si lexim i detyrueshëm në shkolla, shpërthejnë debatet

Tregimet e Biblës si lexim i detyrueshëm në shkolla, shpërthejnë debatet

Një vendim i ri i autoriteteve arsimore në Teksas ka ndezur një debat të fortë mbi ndarjen e fesë nga shteti, pasi është miratuar një listë e re leximesh të detyrueshme për rreth pesë milionë nxënës të shkollave publike. Bordi Shtetëror i Arsimit, i kontrolluar nga republikanët, e miratoi masën me 9 vota pro dhe 5 kundër. Programi i ri do të hyjë në fuqi në vitin 2030 dhe për herë të parë do të përcaktojë librat që duhet të lexohen nga të gjithë nxënësit e shkollave publike në shtet. Lista përfshin fragmente nga Bibla, si historia e Adamit dhe Evës, rrëfimi i Moisiut dhe shkurres që digjej nga Libri i Eksodit, si edhe pjesë nga Dhiata e Re. Përveç teksteve fetare, programi përfshin edhe...