Evakuohen 2,500 marinarë nga Ngushtica e Hormuzit
Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) ka njoftuar se ka evakuuar rreth 2,500 marinarë të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit, përpara se të pezullonte operacionin pas sulmit ndaj një anijeje mallrash të enjten. Sekretari i Përgjithshëm i IMO-s, Arsenio Dominguez, deklaroi se në operacionin e evakuimit, i cili nisi më herët gjatë kësaj jave, u angazhuan të paktën 115 anije. Sipas tij, organizata me seli në Londër po zhvillon bisedime me Iranin, Omanin dhe Shtetet e Bashkuara për të siguruar garanci të reja sigurie, me qëllim rifillimin e operacionit të evakuimit. IMO kishte bërë të ditur një ditë më parë se synonte të evakuonte mbi 11 mijë marinarë të mbetur të bllokuar në këtë rrugë ujore strategjike. Ngushtica e Hormuzit është përfshirë nga tensione të larta prej...
Burimi:
opinion.al