E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë prindërit dhe motrën e mitur të 20-vjeçarit

E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë prindërit dhe motrën e mitur të 20-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar në Romë, ku babi, nëna dhe vajza e tyre 5-vjeçare janë gjetur të vrarë me thikë në banesën e tyre në zonën Casalotti, në rrugën Montiglio. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, më 26 qershor, ndërsa policia italiane e përshkruan si një “masakër” familjare. Viktimat janë identifikuar si Kamal Uddin, 39 vjeç, bashkëshortja e tij Jahan Momotaj, 38 vjeçe, dhe vajza e tyre e vogël Arowa, 5 vjeçe, të tre me origjinë nga Bangladeshi dhe pa precedentë penalë. I mbijetuari i vetëm është djali i madh i familjes, Onion, 20 vjeç, i cili është plagosur rëndë dhe ndodhet i shtruar në spitalin universitar Policlinico Agostino Gemelli, jashtë rrezikut për jetën. Sipas hetimeve paraprake, se autori mund të...