“Dështova”, Marcelo Bielsa me reagim të ndjerë pas zhgënjimit të Uruguajit në Botëror

“Dështova”, Marcelo Bielsa me reagim të ndjerë pas zhgënjimit të Uruguajit në Botëror

27 Qershor 2026 13:31 Telesport Uruguaj është padyshim një nga zhgënjimet më të mëdha të këtij Botërori. Dy herë kampionët e Botës morën vetëm dy barazime në grupin H, duke u renditur në vend të tretë dhe pa asnjë shans për t’u kualifikuar më tej si një nga të tretat më të mira. Përgjegjësia kryesore bie mbi Marcelo Bielsa-n, i cili e pranon publikisht dështimin pas humbjes së fundit ndaj Spanjës dhe shprehet se nuk i ka dhënë asgjë kësaj kombëtareje, në periudhën e tij si trajner. “Nga shtatë pikët që duhej të merrnim, morëm vetëm dy. Gabimet janë pjesë e futbollit. Muslera vendosi vetë të largohej në pushimin e pjesës së parë. Nuk arrita të ndërtoja një ekip të mirë nga talentet individuale që...