Mbappe “urdhëron” arbitrin t’i japë shiritin e kapitenit shokut të skuadrës

Mbappe “urdhëron” arbitrin t’i japë shiritin e kapitenit shokut të skuadrës

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappé, tërhoqi vëmendjen jo vetëm me paraqitjen në fitoren bindëse 4-1 ndaj Norvegjisë, por edhe me një gjest të pazakontë ndaj arbitrit anglez Michael Oliver, i cili u komentua gjerësisht në rrjetet sociale. Franca mbylli fazën e grupeve të Kupës së Botës me tri fitore në po aq ndeshje, duke siguruar kalimin në fazën me eliminim direkt, ku do të përballet me Suedinë. Edhe pse Mbappé nuk shënoi, ai dha dy asist dhe ishte një nga lojtarët më të spikatur në fushë. Momenti që bëri më shumë bujë ndodhi në minutën e 87-të, kur sulmuesi francez u zëvendësua nga Jean-Philippe Mateta. Sipas rregullave të reja të FIFA-s, një futbollist i zëvendësuar duhet të largohet nga fusha brenda 10 sekondave, përndryshe lojtari...