Panik në Modena, 30-vjeçari përplas turmën me makinë, 8 të plagosur

Panik në Modena, 30-vjeçari përplas turmën me makinë, 8 të plagosur

Momente tmerri në qytetin e Modenas në veri të Italisë. Një burrë përplasi makinën mbi një turmë njerëzish, duke plagosur të paktën tetë persona, katër prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, sipas autoriteteve policore, . Shoferi, një 30-vjeçar i lindur në Bergamo dhe me origjinë nga Afrika e Veriut, tentoi të arratisej pasi makina u përplas në vitrinën e një dyqani. Gjatë tentativës për t’u larguar, ai u ndalua nga disa kalimtarë. Njërin prej tyre e sulmoi me thikë, duke e plagosur lehtë. Më pas, autori u arrestua nga policia. Sipas një burimi nga Ministria e Brendshme italiane, burri ishte nën trajtim për çrregullime mendore. Autoritetet nuk dhanë ende detaje mbi motivet apo nëse bëhet fjalë për një akt terrorist. Kryebashkiaku e përshkroi...