Finalja plot ngjyra e Eurovision 2026, La Repubblica vlerëson me notë performancat më të mira dhe të këqija të mbrëmjes
Sipari i Eurovision u mbyll dhe konkursi më i madh i muzikës në Europë tashmë e kurorëzoi fituesen e saj: Bullgarinë me këngën “Bangaranga” nga Dara. Ndërkohë, La Repubblica ka vlerësuar me notë performancat e finales që u mbajt në Wiener Stadhalle në Vjenë. Një gjë është e sigurt: në këtë finale, askush nuk kaloi pa u vënë re. Top 5 më të mirat Satoshi (Moldavi) – 7 Ai përcjell simpati ndërsa këndon himnin e tij të pavarësisë “Viva Moldova!”, i shfrenuar si një balerin hip hop-i, dhe skena mbushet me ngjyra, duke u kthyer në një pistë skateboard-i. Thërret: “Moldova, aloha”, “Adio, vida loca”, “Soroca, Europa”, “Saluti a tutti – Moldova is on duty”. Monroe (Francë) – 7 Kostumografi duhet të jetë futur pak...
Burimi:
javanews.al