U vra nga sulmi izraelit, mbahet funerali për komandantin ushtarak të Hamasit

U vra nga sulmi izraelit, mbahet funerali për komandantin ushtarak të Hamasit

Në Qytetin e Gazës është mbajtur funerali i komandantit të krahut ushtarak të Hamasit, Izz al-Din al-Haddad, i cili u vra në një sulm ajror izraelit të premten. IDF konfirmon se Haddad u eliminua gjatë një operacioni në Gaza. Sipas ushtrisë izraelite, ai kishte rol kyç në rindërtimin e kapaciteteve ushtarake të Hamasit dhe në planifikimin e sulmeve kundër civilëve izraelitë dhe trupave të IDF-së. Autoritetet izraelite deklaruan gjithashtu se Haddad ishte i përfshirë në mbajtjen e pengjeve izraelite gjatë luftës në Gaza.“Gjatë gjithë luftës, Haddadi ishte i përfshirë në mbajtjen e shumë pengjeve izraelite në robëri të Hamasit”, deklaroi ushtria izraelite. Sipas të njëjtave burime, komandanti i Hamasit “menaxhonte sistemin e pengmarrjes” dhe qëndronte pranë pengjeve për të shmangur goditjen nga Izraeli. Pamjet nga...