Nis të hënën Turi Çiklistik i Shqipërisë, kufizime dhe bllokime në disa rrugë

Nis të hënën Turi Çiklistik i Shqipërisë, kufizime dhe bllokime në disa rrugë

Ditën e hënë më 18 Maj, nis Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026, i cili starton nga kryeqyteti dhe do të vijojë në disa qytete të Shqipërisë. Për këtë arsye disa rrugë de akse rrugore do të preken nga bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit. Turi nis nga Tirana më 18 Maj, ora 12:00 dhe sipas njoftimit zyrtar nga kufizimet do të preken disa nga rrugët dhe bulevardet kryesore të Tiranës, si Sheshi “Skënderbej”, bulevardet “Zogu i Parë”, “Dëshmorët e Kombit”, “Gjergj Fishta”, si dhe segmente të Unazës së Madhe dhe itinerarit Tiranë – TEG – Thumanë – Milot – Rrëshen – Reps.