Associated Press rendit performancën e Alisit në 10 më të mirat të Eurovision: Si kolona zanore e një filmi!
Associated Press ka vlerësuar performancën “Nân” të Alisit si një nga 10 më të mirat e Eurovision. Një prej fotove që AP ka shkëputur veçojnë momentin kur këngëtari ndodhet në skenë bashkë me aktoren Raimonda Bulku. “Kënga hapet me një thirrje, ku një kor me atmosferë kishtare e shton edhe më shumë teatralitetin. Dramatike, për të thënë më të paktën! Pastaj, Alis, vokalisti pas “Nân”, merr kontrollin. Gjithçka zhvillohet si kolona zanore e një skene emocionale në një film ‘blockbuster’ dhe në skenën e finales performanca vazhdoi të kishte peshë: ai kishte veshur diçka që dukej si një parzmore me zinxhirë ndërsa një grua, që simbolizonte një nënë, lëvizte rreth tij”, shkruan Associated Press. Një tjetër moment që ka spikatur përmes fotove është ai kur...
Burimi:
javanews.al