Barcelona, vendim i papritur i Hansi Flick, Bastoni nuk e bind trajnerin gjerman
Çështja e një transferimi të mundshëm të Alessandro Bastonit te Barcelona merr një kthesë të papritur. Trajneri i kampionëve të Spanjës, Hansi Flick mesa duket nuk është i bindur se mbrojtësi i Interit është elementi ideal për skuadrën e tij si në nivel taktik ashtu dhe atë ekonomik. Një zgjedhje kjo që duket se ka surprizuar edhe vetë Drejtorin Sportiv të klubit katalanas, Deco që prej muajsh po punon për të sjellë Bastonin në Camp Nou me Barcelonën që ofron 50 milionë euro, ndërkohë që Interi kërkon 60 milionë euro plus bonuse. Sipas të përditshmes spanjolle Sport, Barcelona do të marrë një vendim në lidhje me këtë çështje brenda këtij muaji, por ndërkohë klubi blaugrana po punon për alternativa të tjera si Cristian Romero nga...
Burimi:
top-channel.tv