Nga burgjet tek rrjetet sociale, Topalli: Krimi po përdor influenceret për pastrim parash

Nga burgjet tek rrjetet sociale, Topalli: Krimi po përdor influenceret për pastrim parash

Gazetarja Aida Topalli, nga studioja e “Kafe Shqeto” në Syri TV, ka bërë deklarata të forta lidhur me situatën në burgjet shqiptare, duke zbuluar se nga telefonat e sekuestruar së fundmi janë zbardhur biseda mes të burgosurve për organizime vrasjesh brenda ambienteve të burgut. Topalli u shpreh se aksionet e fundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë nxjerrë në pah komunikime të vazhdueshme mes personazheve të botës së krimit, të cilët vijojnë të kenë akses me botën e jashtme dhe të organizojnë ngjarje kriminale edhe nga qelitë. Sipas gazetares, një personazh i rëndësishëm i botës së krimit, aktualisht në paraburgim dhe në proces gjyqësor, ka qenë objekt i një tentative për eliminim fizik brenda burgut, ç'ka ka sjellë më pas lëvizje dhe masa të shtuara...