Tentojnë të djegin mbi 20 mjete të rënda në Akërni, shkrumbohet një fadromë. Policia në kërkim të autorëve
Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës së kaluar në zonën e hidrovorit të Akërnisë, në një zonë pyjore ku po kryhen punime me mjete të rënda. Sipas informacioneve paraprake, persona ende të paidentifikuar kanë hedhur benzinë mbi më shumë se 20 mjete të rënda që përdoren për punimet në këtë zonë dhe më pas u kanë vënë flakën. Si pasojë e zjarrit, një mjet tip fadromë është përfshirë plotësisht nga flakët dhe është djegur totalisht. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilat kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e flakëve në mjetet e tjera të parkuara pranë. Sipas dëshmitarëve, në momentin e ngjarjes roja i objektit ka qenë në vendroje, ndërsa autorët kanë...
Burimi:
javanews.al