Plagosja e policit në Tiranë, dy vëllezër të dyshuar si autorë
Zbardhen detaje të reja në lidhje me plagosjen e efektivit të policisë, Anxhelo Kumaraku. Autorë të dyshuar janë dy vëllezër që kanë pasur një konflikt për borxh me fqinjin e policit. Në kohën e ngjarjes, Kumaraku ka qenë i shoqëruar nga fqinji i tij, i cili kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Para rreth 5 muajsh për këtë konflikt ai i ka dhunuar vëllezërit dhe në shenjë hakmarrje ata dyshohet se kanë tentuar ta qëllojnë mbrëmjen e së dielës, por plumbat kapën policin. Ne momentin e ngjarjes ata kanë qenë në rrugicën e shtëpisë. Sakaq polici ka deklaruar se me personin që ishte objektiv janë shok fëmijërie.
Burimi:
opinion.al