Egjipti ka një nga normat më të larta të lindjeve me prerje cezariane në botë – pse?

Egjipti ka një nga normat më të larta të lindjeve me prerje cezariane në botë – pse?

Kur mbeti shtatzënë për herë të parë, Malak al-Assaui donte mbi të gjitha një lindje natyrale - por mjeku i saj në Egjipt kishte një plan tjetër, dyshon ajo. "Para datës së lindjes, ai filloi të më bindte se do ta lindja këtë fëmijë me prerje cezariane", thotë 35-vjeçarja. Dhe pikërisht kjo ndodhi - siç ndodhi përsëri me lindjen e dy fëmijëve të tjerë të saj. Edhe sot e kësaj dite, al-Assaui pyet veten nëse fëmijët e saj mund të kenë lindur natyrshëm dhe nëse procedurat ishin të nevojshme nga ana mjekësore. "Mbaj mend vetëm që nuk më lanë zgjidhje tjetër. As nuk u përpoqën", thotë ajo për lindjen e parë. Kur i plasën ujërat dhe kërkoi në spital të provonte më parë natyrshëm, mjeku...