Tregtarët e tregut industrial në Vlorë sërish në protestë, futen në Bashki dhe kërkojnë zgjidhje
Tregtarët e tregut industrial kanë dalë sërish në protestë këtë të hënë, duke kërkuar një zgjidhje të menjëhershme nga institucionet pas mbylljes së tregut ku ushtronin aktivitetin prej shumë vitesh. Një grup prej tyre është futur në ambientet e Bashkisë, ku kanë kërkuar takim me përfaqësuesit vendorë dhe përgjigje konkrete lidhur me vendin e ri ku do të vijojnë aktivitetin tregtar. Sipas protestuesve, deri më tani nuk u është ofruar asnjë alternativë për të vazhduar punën. Tregtarët shprehen se situata ekonomike është rënduar ndjeshëm, pasi një pjesë e madhe e mallrave ka mbetur stok dhe nuk po arrijnë t’i shesin. Ata theksojnë se puna në treg është burimi i vetëm i të ardhurave për familjet e tyre. “Ne kërkojmë vetëm një zgjidhje për të punuar....
Burimi:
syri.net