‘Nëna nuk donte të largohej, nxorëm fëmijët’/ Banori rrëfen tmerrin në Krujë

‘Nëna nuk donte të largohej, nxorëm fëmijët’/ Banori rrëfen tmerrin në Krujë

Një banor i Krujës ka rrëfyer situatën e krijuar gjatë zjarrit, kur flakët iu afruan banesave dhe përfshinë zonën përreth. Sipas tij, familjarët dhe banorë të tjerë u përpoqën të kufizonin përhapjen e flakëve me autobotë uji, ndërsa në kushtet e përkeqësimit të situatës, disa familje nxorën fëmijët nga banesat. “Ka qenë një tmerr i vërtetë. Për 5 minuta rrethoi të gjithë shtëpinë. Ne e kemi mbajtur situatën vetë në kontroll me dy autobotë uji. Zjarrfikësit kanë ardhur sa për të shuar vatrat e vogla”, tha banori. Ai tregon se situata u përkeqësua më tej kur zjarri iu afrua banesave dhe një pjese të objekteve përreth. Sipas tij, banorët u përpoqën të largoheshin nga zona, ndërsa rruga u vështirësua nga lëvizja e mjeteve të emergjencës....