Policia me dorë të hekurt, mbi 400 drejtues mjetesh gjobiten për shpejtësi
Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në akset e qarkut Shkodër gjatë periudhës 30 korrik–6 gusht 2026, me fokus respektimin e rregullave të qarkullimit dhe sigurinë rrugore gjatë sezonit veror. Sipas të dhënave të Policisë, gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej 1223 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Numrin më të madh e përbëjnë shkeljet për tejkalim të shpejtësisë, me 471 masa të vendosura. Kontrollet janë kryer me radarë, dronë dhe automjete inteligjente në akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut, ndërsa autoritetet thonë se monitorimi ka synuar edhe menaxhimin e trafikut për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve. Përveç masave për shpejtësinë, janë evidentuar 72 raste të parakalimeve të gabuara, 329 raste të ndalimit ose qëndrimit të parregullt, 57 raste të...
Burimi:
ntv.al