Shkodër/ Rrezikuan mbytjen në plazhin e Velipojës, shpëtohen dy pushuesit
Dy pushues kanë rrezikuar të mbyteshin në det në plazhin e Velipojës, por janë shpëtuar në kohë nga shërbimet e Policisë Kufitare. Ngjarja u konstatua gjatë monitorimit intensiv të zonave bregdetare nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, të cilat përdorin dronë dhe mjete lundruese për garantimin e sigurisë së pushuesve. Punonjësit e Policisë konstatuan në det dy persona që ndodheshin në vështirësi dhe rrezikonin të mbyteshin. Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë Kufitare me mjete lundruese Jet Ski bëri të mundur nxjerrjen e tyre në breg. Bëhet fjalë për M. P., 67 vjeç, banues në Burrel, dhe Z. N., 41 vjeç, banues në Velipojë. Policia Kufitare vijon monitorimin e vijës bregdetare dhe deklaron se është në gatishmëri të plotë për t'u ardhur...
Burimi:
syri.net