Cinizmi i Zelenskit dhe naiviteti i politikes kosovare

Cinizmi i Zelenskit dhe naiviteti i politikes kosovare

Nga Melazim Koci Ka diçka thellësisht ironike në atë që po ndodh sot mes Kosovës dhe Ukrainës. Në qendër të Prishtinës valon një flamur gjigant ukrainas me mbishkrimin “Free Ukraine”. Kosova është solidarizuar fuqishëm me Ukrainën nga dita e parë e agresionit të Rusisë. Mjerisht sot nga Beogradi vjen përgjigja e Zelenskit: “Ukraina nuk e njeh dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”. Kjo histori bëhet edhe më domethenëse për faktin që Kievi dy herë refuzoj të ftonte Kosovën në takimet Ukrainë – Evropë Juglindore. Kjo është pjesa ku duhet të fillojë debati në Prishtinë. Jo sepse Kosova duhet të braktisë solidaritetin për Ukrainën që po lufton për lirinë dhe ekzistencë e saj. Është një parim që Kosova e njeh më mirë se shumë...