“Na shisni 10% të Patriotëve!” Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

“Na shisni 10% të Patriotëve!” Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

Ukraina disponon vetëm një të dhjetën e raketave interceptuese që i nevojiten urgjentisht për të përballuar sulmet në rritje të Rusisë me raketa balistike. Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për CNN, duke paralajmëruar për mungesën kritike të sistemeve mbrojtëse. Sipas Zelenskyt,sulmet ruse me raketa balistike janë shtuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit, duke goditur veçanërisht rëndë kryeqytetin Kiev. Ukraina, sipas tij, po përballet me rezerva pothuajse të shteruara të raketave interceptuese Patriot. Zelensky tha se 10% e rezervës aktuale amerikane do të mjaftonte për të ndaluar tëgjitha sulmet ruse me raketa balistike, ndërsa edhe 5% do ta ndihmonte Ukrainëntë përballonte dimrin dhe të shpëtonte jetë njerëzish. “Këtë vit kemi dy herë e gjysmë më pak interceptorë se në vitin 2025, ndërsa...