“Mori drandofillja e vogël” jehon në Kuala Lumpur nga Kori Siparantum
Kori Siparantum ka përmbyllur koncertin e radhës, “Songs Around the World – Echoes of Light”, në kuadër të Malaysian Choral Festival 2026 (MCE), në Kuala Lumpur. Koncerti u mbajt në skenën Pentas 1 të The Kuala Lumpur Performing Arts Centre (klpac) dhe mblodhi kore nga Rusia, Kosova, Singapori, Tajlanda dhe Filipinet, duke krijuar një mbrëmje të veçantë të shkëmbimit kulturor dhe bashkëpunimit përmes muzikës. Në programin e koncertit, Kori Siparantum interpretoi veprën “Mori drandofillja e vogël” të kompozitorit shqiptar Mark Kaçinari, duke sjellë në skenën ndërkombëtare një pjesë të repertorit muzikor shqiptar. Në program u përfshi gjithashtu “Sometimes I Feel Like a Motherless Child”, këngë spirituale në aranzhim të Carsten Gerlitz, me Klea Dinën në vokal. Koncerti u drejtua nga dirigjentët Memli Kelmendi dhe Fidan...
Burimi:
kultplus.com