Mijëra persona vërshojnë drejt Evropës, IOM paralajmëron për rrezikun e një tjetër tragjedie

Mijëra persona vërshojnë drejt Evropës, IOM paralajmëron për rrezikun e një tjetër tragjedie

Ceuta dhe Melilja, dy enklavat spanjolle në Afrikën e Veriut, vijojnë të jenë pika të nxehta të emigracionit të paligjshëm, ku mijëra persona nga Maroku tentojnë të hyjnë në territorin evropian përmes tokës ose detit. Emigrantët, të njohur si “harragas”, term që përdoret për ata që “djegien” kufirin, përpiqen të kapërcejnë barrierat kufitare duke kaluar murin elektrik që ndan territorin maroken nga ai spanjoll, ose duke notuar nga qytetet Fnideq dhe Belyounech drejt Ceutës. Përpjekjet për kalimin e kufirit organizohen shpesh në grupe, të ndara në mënyrë strategjike për të shpërqendruar forcat e Gardës Civile spanjolle që monitorojnë hyrjet. Fenomeni nuk është i ri dhe daton të paktën që nga viti 2005, kur grupet e para të emigrantëve arritën të kalonin kufirin. Kriza të ngjashme...