Sulmet izraelite në Gaza, vriten 6 palestinezë, mes tyre 2 fëmijë

Sulmet izraelite në Gaza, vriten 6 palestinezë, mes tyre 2 fëmijë

Gjashtë palestinezë, mes tyre dy fëmijë, u vranë të enjten nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, ndërsa në Kajro po zhvillohen negociata intensive për zbatimin e një plani të ri armëpushimi të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, raporton Reuters. Sipas burimeve pranë negociatave, bisedimet mes ndërmjetësuesve dhe Hamasit kanë shënuar përparim të rrallë. Megjithatë, mbeten mosmarrëveshje të rëndësishme mbi çarmatimin e Hamasit dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza. Izraeli kërkon çarmatimin e plotë të Hamasit si kusht për çdo marrëveshje, ndërsa Hamasi këmbëngul që tërheqja e trupave izraelite duhet të vijë e para. Autoritetet shëndetësore në Gaza thanë se viktimat përfshijnë dy fëmijë, një grua dhe tre burra. Nga ana tjetër, ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur objektiva të lidhura me militantët e...