Rreth 49 mijë emigrantë kaluan kufirin nga Maroku në Spanjë brenda 1 dite, Europa në alarm, çfarë po ndodh

Rreth 49 mijë emigrantë kaluan kufirin nga Maroku në Spanjë brenda 1 dite, Europa në alarm, çfarë po ndodh

Italia dhe Franca kanë reaguar ndaj krizës në zonën kufitare të Spanjës me Marokun, ku mijëra emigrantë kaluan në Ceuta, duke shkaktuar një gjendje emergjence. Ministri i jashtëm italian, Antonio Tajani bëri thirrje për mbylljen e zonës Shengen për Spanjën. Tajani shkroi në një postim në X, se ishte “në favor” të mbylljes së zonës së udhëtimit të lirë me Spanjën, duke thënë se “imigracioni i parregullt dhe i pakontrolluar përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare”. “Unë mbështes mbylljen e zonës Shengen me Spanjën dhe kam besim të plotë në veprimet e Ministrit Piantedosi. Imigracioni i parregullt dhe i pakontrolluar përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare. Imazhet që dalin nga Ceuta tregojnë se si vendimi i qeverisë së Madridit për t’u dhënë shtetësinë spanjolle, dhe...