‘Spektakël’ i pazakontë në Siçili/ Qindra mijëra euro ‘dalin’ nga deti, policia sekuestron 700 mijë euro

‘Spektakël’ i pazakontë në Siçili/ Qindra mijëra euro ‘dalin’ nga deti, policia sekuestron 700 mijë euro

Një rast i pabesueshëm që përfshinte një motoskaf, qindra mijëra euro para të gatshme dhe dhjetëra persona u zhvillua në plazhin e Marina di Raguzës në Siçili, kur pako me kartëmonedha përfunduan në det dhe më pas u nxorën në breg. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, incidenti filloi kur një motoskaf i vogël dyshohet se mbeti pa karburant në një distancë të shkurtër nga porti i Marina di Raguzës. Në bordin e anijes ndodheshin katër persona. Dy prej tyre zbritën për të marrë benzinë, ndërsa një burrë tjetër dhe një i mitur mbetën në anije. Ndërsa motoskafi po shkonte drejt bregut nga rrymat e detit, personat që po shikonin zhvillimet njoftuan rojen bregdetare, nga frika se anija ishte në rrezik të fundosej. Kur anija...