Mbyllen më 31 korrik regjistrimet online për klasën e parë dhe të dhjetë, Kumbaro: Aplikoni në e-Albania para afatit
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka bërë thirrje prindërve që të regjistrojnë fëmijët në klasën e parë ose në klasën e dhjetë përmes platformës e-Albania, duke kujtuar se afati për aplikim përfundon më 31 korrik. Në një reagim në rrjetin e saj social, ministrja thekson se regjistrimet online mbyllen këtë të premte dhe apelon që aplikimi të mos lihet për ditën e fundit. Sipas saj, sistemi u ofron prindërve mundësinë të zgjedhin një nga shkollat sipas vendbanimit të tyre. Kumbaro bën të ditur gjithashtu se shkollat në të gjithë vendin po përgatiten për nisjen e vitit të ri shkollor me ambiente të rikonstruktuara, investime të reja dhe përmirësime të realizuara në bashkëpunim me pushtetin vendor. “Regjistrimet online në e-Albania mbyllen këtë të premte. Regjistroni...
Burimi:
javanews.al