“I bie të rrimë 45 vjet ne këtu”, Kryemadhi parashtron në GJKKO kundërshtitë mbi akuzat

“I bie të rrimë 45 vjet ne këtu”, Kryemadhi parashtron në GJKKO kundërshtitë mbi akuzat

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) po zhvillohet seanca e radhës e procesit gjyqësor në ngarkim të Ilir Metës dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhit. Gjyqi ndodhet në fazën e parashtrimeve, ku ish-deputetja Kryemadhi lexoi kundërshtitë e saj mbi aktakuzën e SPAK. Ish-kreu i shtetit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi kanë pretenduar se provat janë marrë në mënyrë të paligjshme duke goditur vlefshmërinë e tyre. SPAK pretendon se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë përdorur influencën që kishin për futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit. këto pretendime të SPAK, Kryemadhi i kundërshtoi duke pretenduar se komunikimet e përfshira në dosje, me kushëririn e saj Ardian Shatku, tregojnë vetëm një debat institucional...