Arrestimi i Ermal Beqirit, Tabaku: Të zbardhet çështja e AKSHI-t, përgjegjësia politike shkon deri tek kryeministri

Arrestimi i Ermal Beqirit, Tabaku: Të zbardhet çështja e AKSHI-t, përgjegjësia politike shkon deri tek kryeministri

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë për abuzimet me tenderët e AKSHI-t, duke kërkuar hetimin e plotë të personave që sipas saj ndërtuan dhe mbështetën politikisht skemën. Tabaku e cilësoi arrestimin si një zhvillim pozitiv, por theksoi se ndalimi i një personi nuk mjafton për të çmontuar atë që ajo e përshkruan si një sistem të gjerë abuzimi me fondet publike. “Arrestimi i Ermal Beqirit duhet të hapë rrugën për zbardhjen e plotë të një prej skandaleve më të mëdha të qeverisjes socialiste”, deklaroi deputetja demokrate. Sipas Tabakut, fakti që Beqiri u ndalua jashtë vendit dhe jo përmes një operacioni të Policisë së Shtetit nxjerr në pah dështimin e institucioneve shqiptare për të goditur personat...