Shqipëria ndër vendet me ajrin më vdekjeprurës në Europë

Shqipëria ndër vendet me ajrin më vdekjeprurës në Europë

Shqipëria është ndër vendet europiane me pasojat më të rënda shëndetësore nga ndotja e ajrit. Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se vendi regjistron 129 vdekje të parakohshme për 100 mijë banorë, të lidhura me ekspozimin ndaj grimcave të imëta në ajër. Me këtë tregues, Shqipëria renditet e katërta në Europë, pas Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë. Niveli është më shumë se tri herë mbi mesataren e Bashkimit Europian, e cila në vitin 2023 ishte 41 vdekje të parakohshme për 100 mijë banorë. Treguesi i Eurostat mat numrin e vdekjeve të parakohshme nga ekspozimi ndaj grimcave PM2.5, të cilat kanë diametër më të vogël se 2.5 mikrometra. Për shkak të përmasave shumë të vogla, këto grimca depërtojnë thellë në mushkëri dhe mund të kalojnë edhe në qarkullimin...