Shkolla, larg tregut! Mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj

Shkolla, larg tregut! Mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj

Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej gjatë vitit 2025, një pjesë e konsiderueshme e personave me arsim universitar mbeten jashtë tregut edhe pse janë në kërkim të punës. Të dhënat e publikuara në raportin “Tregu i Punës 2025” të INSTAT tregojnë se 17,800 persona me arsim të lartë rezultonin të papunë, ndërsa pesha më e madhe e tyre i përket grup-moshave të reja, duke treguar vështirësitë që hasin të diplomuarit në gjetjen e një vendi pune pas përfundimit të studimeve. Sipas statistikave, nga 17,800 të papunët me arsim të lartë në kërkim të punës, 5,370 janë të moshës 15-24 vjeç, ndërsa 4,323 i përkasin grup-moshës 25-29 vjeç. Në total, 9.693 persona, ose rreth 55% e të gjithë të papunëve me diplomë...