Ndërhyrja për kompaninë e fibrave optike, Kryemadhi: Asnjë provë që kam ndikuar, SPAK ka keqinterpretuar mesazhet…

Ndërhyrja për kompaninë e fibrave optike, Kryemadhi: Asnjë provë që kam ndikuar, SPAK ka keqinterpretuar mesazhet…

Në GJKKO po mbahet seanca e gjyqit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Kjo e fundit po vijon me parashtrimet për episodin e fibrës optike. SPAK e akuzon se bashkë me Ilir Metën kanë përdorur influencën që kishin për futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë “UNIFI Holdings Inc, Dega Shqipëri. Kryemadhi i kundërshtoi akuzat duke pretenduar se komunikimet e përfshira në dosje, me kushëririn e saj Ardian Shatku, tregojnë vetëm një debat institucional dhe nuk provojnë asnjë ndikim të paligjshëm apo favorizim. Sipas saj, aktakuza është ndërtuar mbi interpretime dhe deduksione të nxjerra nga mesazhet e një telefonit që pretendon se i është sekuestruar në mënyrë të paligjshme, pasi ajo ishte deputete dhe SPAK nuk mori...