Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton disa vendime, përfitojnë 216 familje

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton disa vendime, përfitojnë 216 familje

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi një sërë vendimesh me fokus mbështetjen sociale të familjeve në nevojë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e kryeqytetit. Mbledhja u drejtua nga nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Vasilika Vjero, e cila prezantoi projektvendimin “Për miratimin e familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6% nga fondi i kushtëzuar dhe nga buxheti i Bashkisë Tiranë, për periudhën 1-30 qershor 2026”. Gjatë fjalës së saj, Vjero bëri të ditur se strukturat përgjegjëse për shërbimet sociale kanë përfunduar vlerësimin e aplikimeve dhe kanë shpallur përfituese 216 familje. “Strukturat përgjegjëse për shërbimet sociale kanë vlerësuar si përfituese 216 familje në nevojë në bazë të vlerësimeve social-ekonomike që kanë mbërritur nga njësitë administrative. Nga këto, 136 familje do...