PD çon në Kushtetuese marrëveshjen konfidenciale me SHBA-të për kredinë 302 milionë dollarë

PD çon në Kushtetuese marrëveshjen konfidenciale me SHBA-të për kredinë 302 milionë dollarë

Partia Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin ratifikues të marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke pretenduar se ai bie ndesh me Kushtetutën. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se marrëveshjet strategjike nuk mund të miratohen duke shkelur Kushtetutën. “Procedura e ndjekur për miratimin e kësaj marrëveshjeje nuk përmban vetëm një shkelje të izoluar. Ajo cenon njëkohësisht disa prej parimeve themelore mbi të cilat funksionon parlamentarizmi kushtetues: të drejtën e deputetëve për t’u njohur dhe për të debatuar mbi aktet që votojnë, afatet kushtetuese të përdorimit të procedurës së përshpejtuar dhe sigurinë juridike që duhet të shoqërojë hyrjen në fuqi të një marrëveshjeje ndërkombëtare.“, tha Bardhi. Ai theksoi se Partia Demokratike e mbështet në parim marrëveshjen me SHBA-të, e cila...