E mërkura me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

E mërkura me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore. Era me drejtim nga kuartati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 12m/s ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.