Mbrojtja Civile: 35 vatra zjarri në 24 orë, 8 ende aktive, vijojnë operacionet në Tiranë, Krujë dhe Dibër
Agjencia Kombetare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 35 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive. Në menaxhimin e situatës janë angazhuar 533 forca operacionale dhe 39 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të tyre janë përfshirë 186 efektivë të Forcave të Armatosura, 4 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”. Aktualisht në terren vijojnë operacionet me 120 efektivë të FA-së, 2 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”. Në Dajt të Tiranës, vijon puna për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës. Operacioni mbështetet nga 50 efektivë të FA-së dhe dy helikopterë. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, zjarri në Priskë, Farkë dhe zonat përreth është vendosur nën...
Burimi:
gijotina.com