Mbi 111 mijë hektarë të djegur/ Zjarret në Greqi, situata mbetet kritike për të katërtën ditë
Në hijen e tragjedisë së djeshme, ku dy pilotë humbën jetën pas përplasjes së dy helikopterëve zjarrfikës, zjarri masiv në Atikën Perëndimore vazhdon të jetë jashtë kontrollit për të katërtën ditë radhazi. Forcat zjarrfikëse po luftojnë në dy fronte kryesore. Njëri ndodhet në zonën e Shën Parashës, ku ekipet po veprojnë në Kryo Pigadi. Flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha në banesa, ndërsa situata mbetet veçanërisht e vështirë në zonën e Loupës, pranë Vilias. Fronti i dytë është drejt Megarës, ku zjarri po përparon në drejtim të poligonit të qitjes në Kandili dhe vendbanimit Agia Skepi. Departamenti i Zjarrfikësve dhe Policia Greke kanë nisur një operacion të gjerë evakuimi në zonën e Kandilit, ndërsa flakët po afrohen rrezikshëm drejt Agia Skepit. Banorëve të Kandilit, Agia...
Burimi:
sot.com.al