Zjarret katastrofike në Greqi/ Kuajtë e trembur vrapojnë për t’u shpëtuar flakëve
Fronti i zjarrit në Kandili, Megara është duke u përhapur me tërbim dhe imazhet nga vendbanimi janë tronditëse. Flakët po përhapen me shpejtësi drejt Agia Skepit, me ankthin e banorëve që po intensifikohet. Mëngjesin herët të së hënës një mesazh paralajmërues nga 112 u dëgjua në telefonat celularë të banorëve të këtyre vendbanimeve, me qëllim që ata të largoheshin dhe të drejtoheshin drejt Nea Peramos. Një video tronditëse e regjistruar nga SKAI kap imazhin e zjarrit shkatërrues, ndërsa shihen duke vrapuar në panik dhe frikë, duke mos ditur se ku të shkojnë. Sipas informacioneve, të tre kuajt arritën të shpëtohen.
Burimi:
syri.net