Liverpool, tifozët fitojnë betejën, klubi ‘ngrin’ rritjen e çmimeve të biletave

Liverpool, tifozët fitojnë betejën, klubi ‘ngrin’ rritjen e çmimeve të biletave

Liverpool bën prapakthehu; pas javësh të tëra proteste dhe tratativave me grupimet e tifozëve, klubi nga Anfield vendosi të braktisë planin 3-vjeçar për të rritur çmimet e biletave, duke bërë të ditur arritjen e një kompromisi; shtrenjtimin me 3% të biletave për shkak të inflacionit për sezonin 2026/27 e pasuar nga një ngrirje totale e këtij procesi për sezonin pasardhës 2027/28. Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mail’, ky ndryshim total erdhi edhe pas asaj që u pa në ndeshjen e fundit që Liverpool zhvilloi në Anfield kur i gjithë impianti u bë i gjithi i verdhë; mijëra tifozë shfaqën ‘kartonin e verdhë’ për pronarët e klubit,  Fenëay Sports Group, me mbishkrimin ‘Kujdes, shpirti i Anfield është në rrezik’ ndërkohë që nuk munguan as koret kundër drejtuesve...