“Bekim” për kampionët e Italisë, lojtarët dhe stafi i Interit do të takohen me Papa Leonin
Një moment i veçantë për Interin: skuadra, trajneri Cristian Chivu dhe drejtuesit do të priten nga Papa Leonin e XIV në Vatikan. Takimi do të zhvillohet të shtunën, më 9 maj, në orën 10:00 të mëngjesit, përpara ndeshjes jashtë fushe kundër Lazios në Stadio Olimpico, që nis në orën 18:00. Interi u shpall kampion i Italisë për herë të 21-të fundjavën e kaluar, pas triumfit me Parmën Brenda në “San Siro”. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv