Crystal Palace, Mateta thyen heshtjen: Milan më bërë të ndihem keq, gjuri im nuk duhej operuar

Crystal Palace, Mateta thyen heshtjen: Milan më bërë të ndihem keq, gjuri im nuk duhej operuar

Në janar, Jean Philippe Mateta ishte shumë pranë kalimit te Milani, por një problem në gju i shfaqur gjatë vizitave mjekësore shtyu kuqezinjtë që të heqin dorë nga blerja e tij nga Crystal Palace. Në një intervistë për të përditshmen ‘L’Equipe’, qendërsulmuesi francez foli edhe për këtë episod. ‘Për atë moment vuajta shumë psikologjikisht, por më pas reflektova për mënyrën sesi duhet të rimerrja veten-tregon Mateta-u konsultova me disa specialistë dhe kur më siguruan se nuk duhej t’i nënshtrohesha ndërhyrjes kirurgjikale, punova shumë për t’u kthyer në fushë. Doja t’i tregoja Oliver Glasner se JP ishte gati të rimerrte vendin e tij dhe të fitonte me skuadrën’. Italia në të ardhmen e tij? Nëse dyert e Milanellos iu mbyllën në fytyrë teksa ishte shumë pranë...