Publikohet letra e fundit e Jeffrey Epstein, çfarë shkroi ish-financieri amerikan përpara se t’i jepte fund jetës në qeli: Më hetuan për muaj të tërë, por…

Publikohet letra e fundit e Jeffrey Epstein, çfarë shkroi ish-financieri amerikan përpara se t’i jepte fund jetës në qeli: Më hetuan për muaj të tërë, por…

Një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara ka bërë publike një letër që dyshohet se është shkruar nga Jeffrey Epstein para vdekjes së tij, duke shënuar herën e parë që dokumenti publikohet zyrtarisht. Sipas mediave amerikane, letra u gjet nga Nicholas Tartaglione, ish-shoku i qelisë së Epstein në Qendrën Korrektuese Metropolitane në New York, pasi Epstein kishte tentuar pa sukses të vetëvritej në korrik të vitit 2019, vetëm disa javë para se të gjendej i vdekur në qelinë e tij. Në përmbajtjen e letrës shkruhet: “Më hetuan për muaj të tërë, nuk gjetën asgjë!!! Është luks të zgjedhësh vetë kohën për t’i thënë lamtumirë jetës. Çfarë doni të bëj, të shpërthej në lot?! Nuk ka argëtim, nuk ia vlen!!”. Letra nuk mban firmë dhe deri...