Gjykata e Lartë zbut masën për Mirlinda Karçanajn, detyrim paraqitje për ish-drejtoreshën e AKSHI-t
Gjykata e Lartë ka zbutur masën për Mirlinda Karçanajn. Sipas vendimit të Gjykatës, nga arrest shtëpie, Karçanaj do të duhet të respektojë masën e detyrimit të paraqitjes. Ish-drejtoreshës së AKSHI-t gjithashtu i është ndaluar të dalë jashtë vendit. VENDIMI: Lënien në fuqi të vendimit nr. 4 (87-2026-50) datë 05.02.2026 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa i përket disponimit në lidhje me rekursuesit Erjon Ismaili dhe Gëzim Hoxha. Ndryshimin e vendimit nr. 4 (87-2026-50) datë 05.02.2026 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me rekursuesen Mirlinda Karçanaj. Caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale, duke u urdhëruar personi nën...
Burimi:
top-channel.tv