Kurti takon Sorensen, ja çfarë diskutuan

Kurti takon Sorensen, ja çfarë diskutuan

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një vizitë të paparalajmëruar në Prishtinë, ku është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Në fokus të bisedimeve ishte çështja e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022 dhe që tashmë kërkojnë rikthimin në sistemin e drejtësisë. Sipas Zyrës së Kryeministrit, Sorensen u interesua për qëndrimin e Kosovës lidhur me riintegrimin e tyre, ndërsa Kurti ritheksoi se është i hapur për përfshirjen e serbëve në sistemin gjyqësor dhe prokurorial, por jo për rikthimin automatik në detyrë. “Dorëheqjet kolektive të para katër viteve në veri të Ibrit kishin pikërisht si synim rrënimin e përbërjes shumetnike të sistemit tonë demokratik. Tani, rruga përpara është ajo që e përcaktojnë Kushtetuta dhe ligjet...