Arabia Saudite rrëzon dronë të nisur nga Iraku, dyshohet se synonin objektet e naftës
Arabia Saudite tha se mbrojtja e saj ajrore ka kapur dhe shkatërruar disa dronë të lëshuar nga territori irakian, të cilët synonin objektet e naftës. Një deklaratë e Ministrisë së Mbrojtjes tha se dronët u rrëzuan gjatë orëve të fundit para se të arrinin në objektet e naftës në Provincën Lindore dhe në rajonin e Riadit. Sulmet e tentuara nisën nga territori irakian dhe u kryen nga “milicë terroristë të mbështetura nga Irani”, thuhet në deklaratë. “Arabia Saudite rezervon të drejtën e saj legjitime për të mbrojtur veten, territorin e saj dhe infrastrukturën kritike, si dhe ruan të drejtën për t’u përgjigjur në kohën dhe vendin e përshtatshëm”, tha ministria. Deri tani, nuk ka pasur asnjë koment nga Iraku për deklaratën saudite. Incidenti vjen pavarësisht...
Burimi:
vizionplus.tv