Reforma territoriale drejt miratimit, Balla: Mund të votohet brenda kësaj jave
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka lënë të hapur mundësinë që reforma territoriale të rikthehet për shqyrtim dhe votim në Kuvend në një tjetër seancë përpara përfundimit të sesionit parlamentar. Sipas Ballës, Kuvendi vijon punën edhe gjatë kësaj jave dhe sesioni parlamentar mbyllet të premten, çka lë hapësirë që reforma të kalojë brenda muajit korrik. Pas muajsh negociatash, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk arritën një dakordësi për një produkt të përbashkët mbi reformën territoriale. Si pasojë, mazhoranca vendosi të ecë e vetme me propozimin e saj për ndarjen e re territoriale, duke e çuar atë për miratim në Kuvend. “Jo pa qëllim kemi investuar përmes e-Albanias për përmirësimin e shërbimeve dhe ofrimin e shërbimeve online. Këto shërbime duhet...
Burimi:
zeri.ai