Situatë e vështirë nga zjarret në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 300 mijë persona

Situatë e vështirë nga zjarret në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 300 mijë persona

Franca dhe Spanja po përballen me një nga sezonet më të rënda të zjarreve në dekadat e fundit. Si pasojë 300 mijë persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa mijëra zjarrfikës vijojnë betejën për të vënë situatën nën kontroll. Franca po përjeton zjarret më të rënda në 20 vitet e fundit, ndërsa autoritetet në Madrid i kanë cilësuar flakët si më shkatërrueset në historinë e rajonit. Situata vjen pas një vere të karakterizuar nga temperatura ekstreme, që në shumë zona të Evropës kanë kaluar 40 gradë Celsius. Në Spanjë, tre vatra të mëdha zjarri në malet pranë Madridit kanë djegur rreth 770 kilometra katrorë sipërfaqe. Ndërkohë, në Francë, rajoni i Gironde, pranë qytetit të Bordeaux, mbetet më i godituri, ku mbi 200 mijë banorë...